Reagon Lenjani pas raportimeve për ngritjen e aktakuzës kundër tij
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK-së, Basri Lenjani, ka reaguar në lidhje me raportimet në media për ngritjen e aktakuzës për shkak “mos raportimit ose raportimit të rremë të pasurisë”.
Ai ka thënë se gjatë raportimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë një gabim teknik me rastin e plotësimit të formularit.
“Po ju premtojë dhe garantojë se është një gabim teknik por jo i qëllimshëm, por nga pakujdesia e ime si dhe nga ngarkesa e punës në Kliniken Emergjente të QKUK-së dhe këtë e dëshmojë para gjykatësit në gjykatë dhe do të dëshmohet pafajësia ime. Personalisht, ndjehem i prekur në dinjitet njerëzor, profesional dhe familjar”, është thënë në reagimin e Lenjanit.
Reagimi i plotë i Lenjanit:
REAGIM PUBLIK
Të nderuar qytetarë,
Sot siç jeni informuar në mëngjes nga portalet të shumta se sot është ngritur një aktakuze ndaj meje;
Ju njoftojë për hir të korrektësisë se pas një gabimi tim teknik e të cilën do të sqarojë si në vijim; se të gjitha mjetet financiare janë legale e të transferuara nga institucioni ku punojë dhe janë transferuar përmes xhirollogarisë e të cilën e kam dëshmuar në AKK. Kurse sa i përket të ordinancës së gruas me emrin “OS ORAL DENT” i regjistruar me numër të biznesit 810152728 moslajmërimi është bërë si pasojë e gabimit teknik dhe mbingarkesës në punë dhe të gjitha detyrimet tatimore janë kryera dhe mund të verifikohen përmes ATK-së.
Po ju premtojë dhe garantojë se është një gabim teknik por jo i qëllimshëm, por nga pakujdesia e ime si dhe nga ngarkesa e punës në Kliniken Emergjente të QKUK-së dhe këtë e dëshmojë para gjykatësit në gjykatë dhe do të dëshmohet pafajësia ime.
Personalisht, ndjehem i prekur në dinjitet njerëzor, profesional dhe familjar.
Me respekt
Prof. Asoc. Basri Lenjani MD.PhD
Prishtinë 30.08.2021



