Reagon OVLUÇK-ja pasi prifti serb e hoqi flamurin shqiptar nga kulla në Koshare

15 tetor 2020 | 13:05

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pasi para pesë ditësh një prift nga rrethina e Beogradit e ka hequr flamurin shqiptar nga tavani i një kulle në Koshare. Videon e ka publikuar gazeta serbe “Novosti”.

Faton Klinaku i ka fajësuar institucionet e Kosovës, që nuk kujdesen për monumentet historike.

Klinaku ka thënë se janë informuar nga mediet lidhur me këtë skandal, ndërsa ka fajësuar institucionet që nuk kujdesen për këto monumente.

“Të informuar përmes medieve e kemi parë, kjo është e keqja që institucionet e Kosovës nuk përkujdesjen as për varreza, as për lapidare e monumente, që duhet të përkujdesen si nga institucionet komunale, ashtu edhe qendrore. Secili monument duhet me qenë në përkujdesje”, ka thënë Klinaku për “Zërin”.

Ai ka fajësuar edhe institucionet e drejtësisë, të cilat nuk kanë arritur ta arrestojnë personin që shihet duke hequr flamurin shqiptar në Koshare.

“Për këtë rast po të kishte Kosova organe të drejtësisë ai është dashur të arrestohet menjëherë, me këtë akt ai ka fyer të gjitha vlerat e kombit shqiptar”, ka shtuar Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja nga Brazili Eloisa Pinto kohë më parë ka pozuar…