Reagon presidenca për djalin e Shalës: Diplomacia ‘kry’ për kry’ s’i bën nder askujt

25 nëntor 2020 | 08:18

Reagojnë nga presidenca pasi djali i Haxhi Shalës emërohet konsull në Pragë

Këshilltari i u. d. i presidentit, Vjosa Osmanit, Artan Murati, ka reaguar pas lajmit se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës, është emëruar konsull në Pragë.

Murati thotë se misionet diplomatike dhe konsullore janë pasqyrë e një shteti.

“Për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit, e për t’u ballafaquar me sfida nga me të ndryshmet në diplomaci, kundrejt sulmeve të vazhdueshme në shumë fronte nga shtete që kundërshtojnë ekzistencën tonë duhet, mbi të gjitha, dije e profesionalizëm”, thotë ai.

Këshilltari i Osmanit thotë se kjo nuk është e mundur nëse nëpërkëmben profesionistët.

Diplomacia ‘kry’ për kry’ nuk i bën nder askujt, e sidomos jo shtetit të Kosovës. Kjo praktikë është e pa tolerueshme dhe nuk do të lejohet e as përkrahet në asnjë rrethanë”, ka shtuar ai.

Mbrëmë është bërë e ditur se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës, Flakron Shala, është emëruar konsull në Pragë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e ardhshme të kryesisë së PDK-së do të…