Reagon Sami Lushtaku: Hashim Thaçi, burrështetas që përfaqëson një epokë të tërë, historia nuk i fal ata që zgjedhin anën e turpit

23 prill 2026 | 12:50

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes Fatos Geci, me një fotografi të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas Lushtakut, Thaçi është vetë historia e Kosovës.

“Një emër që nuk mund të ndahet nga rrugëtimi i popullit tonë drejt lirisë. Si burrështetas ai përfaqëson një epokë të tërë, që me luftë, sakrificë dhe vendosmëri themeloi shtetin që gëzojmë sot. Emri i tij është i mishëruar me luftën çlirimtare dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë sonë më të re”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Ai ka thënë se është krenar që ka bashkudhëtuar me Thaçin, në luftë dhe në paqe.

“…në ditë të vështira e në momente historike. Krenar që kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi në anën e duhur të historisë, aty ku qëndron dinjiteti, sakrifica, krenaria dhe e vërteta. Sepse historia nuk i harron ata që i shërbejnë vendit me nder, ashtu siç nuk i fal ata që zgjedhin anën e turpit”.

“Me respekt e besim të thellë, të presim krahapur dhe me kokën lart, ashtu siç i ka hije atyre që qëndrojnë drejt para historisë!”, ka shkruar Lushtaku.

Reagimi vjen pas deklaratës së deputetit Geci në Kuvendin e Kosovës, i cili e ka krahasuar Hashim Thaçin me Naim Murselin, duke kërkuar burg të përjetshëm për të.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim…