
Reagon Sami Salihu: Nuk kam sulmuar askënd me shishe, u mbrova nga një sulm i papritur
Sami Salihu, asamblist i LDK-së, ka thënë se sot është sulmuar papritmas dhe nuk ka sulmuar askënd por ka reaguar vetëm për t’u mbrojtur.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kamerat e sigurisë do ta tregojnë të vërtetën.
“Ju kërkoj falje familjarëve të mi, shoqërisë dhe mbi të gjitha qytetarëve që janë shqetësuar nga kjo situatë. Kjo nuk është natyra ime dhe nuk pasqyron as vlerat që përfaqësoj. Ajo që ndodhi ishte pasojë e provokimeve, ofendimeve dhe sulmit të padrejtë ndaj meje”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Reagim!
Nuk kam sulmuar askënd me shishe.
Sot u sulmova papritmas dhe reagova vetëm për t’u mbrojtur. Kamerat e vendit të ngjarjes do ta tregojnë të vërtetën dhe unë do të bashkëpunoj plotësisht me organet hetimore. Dhuna, sidomos ajo pas shpine, është e papranueshme.
Ju kërkoj falje familjarëve të mi, shoqërisë dhe mbi të gjitha qytetarëve që janë shqetësuar nga kjo situatë. Kjo nuk është natyra ime dhe nuk pasqyron as vlerat që përfaqësoj. Ajo që ndodhi ishte pasojë e provokimeve, ofendimeve dhe sulmit të padrejtë ndaj meje.
Unë do të vazhdoj të qëndroj drejt, me dinjitet dhe me përkushtim ndaj qytetarëve që më kanë besuar. Askush nuk ka të drejtë të godasë pas shpine, dhe askush nuk do të më ndalë të punoj me përgjegjësi për Prishtinën.