Reagon ShBA-ja pasi Putini tha se Rusia do të vendosë armë bërthamore në Bjellorusi

26 mars 2023 | 09:45

Presidenti rus, Vladimir Putin, dje ka deklaruar se do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi,

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me kujdes ndaj deklaratës së Putinit, me një zyrtar të lartë të administratës, duke thënë se nuk kishte shenja që Moska planifikonte të përdorte armët e saj bërthamore.

Putin i krahasoi planet e tij me vendosjen e armëve të SHBA-së në Evropë, duke thënë se Rusia nuk do ta transferonte kontrollin në Bjellorusi, shkruan Reuters.

“Nuk ka asgjë të pazakontë këtu, së pari, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë për dekada. Ata kanë vendosur prej kohësh armët e tyre taktike bërthamore në territorin e vendeve të tyre aleate. Ne ramë dakord që do të bëjmë të njëjtën gjë, pa shkelur detyrimet tona, theksoj, pa shkelur detyrimet tona ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore”, ka thënë Putini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin pajtohet me konkluzionet e nxjerra nga…