Real Madrid merr këtë vendim për Nico Paz
11 shkurt 2026
| 17:13
Real Madrid është gati të aktivizojë klauzolën e rikthimit për talentin argjentinas Nico Paz, pas sezonit të tij të shkëlqyer te Como në Itali.
21-vjeçari ka treguar aftësi të jashtëzakonshme si mesfushor sulmues, duke u bërë një nga emrat më të përfolur të futbollit europian.
Klubi madrilen po planifikon ta rikthejë Paz për një shumë të favorshme ekonomikisht dhe nuk përjashton mundësinë e një shitjeje të menjëhershme drejt Premier League, ku disa skuadra janë të gatshme të ofrojnë rreth 80 milion euro për shërbimet e tij.



