
Real Madridi e lejon Xabi Alonson: Mund të lërë në stol kë të dojë!
Sipas asaj që raporton prestigjiozja spanjolle Marca, Real Madridi i ka bërë të qartë Xabi Alonsos se do të ketë liri të plotë për të vendosur formacionin dhe për të menaxhuar ekipin sipas vizionit të tij.
“Klubi i ka dhënë atij të drejtën që të aktivizojë ose të lërë në stol cilindo lojtar, pa asnjë përjashtim,” shkruan Marca.
Ky vendim tregon besimin e madh që drejtuesit e “Los Blancos” kanë tek trajneri i ri, i cili pritet të nisë një epokë të re në Santiago Bernabéu.
Xabi Alonso, një ish-mesfushor legjendar i Realit, pritet të sjellë një frymë të re dhe një stil loje modern, ndërsa klubi i garanton mbështetje të plotë për të marrë vendime të guximshme, pavarësisht emrave të mëdhenj në dhomën e zhveshjes. Me këtë liri të pakufizuar, Real Madridi sinjalizon se projekti sportiv do të jetë mbi gjithçka dhe se nuk do të ketë asnjë “të paprekshëm”.