Reali, 130 milionë euro dhe dy lojtarë për Neymarin

20 qershor 2019 | 14:04

Real Madridi synon të përforcojë edhe më shumë ekipin për sezonin e ardhshëm.

Pesë transferime vetëm në muajin qershor, tregojnë se Real Madridi e ka nisur seriozisht punën për të krijuar një skuadër fituese dhe që mos të përsëriten zhgënjimet e një sezoni më parë. Presidenti Florentino Perez është një adhurues i madh i brazilianit Neymar dhe për ta transferuar në “Bernabeu” po bënë të pamundurën.

Sipas “Mundo Deportivo”, Reali është gati të paguajë 130 milionë euro në arkat e PSG dhe ofron njërin në mes Gareth Bale dhe James Rodriguez për ta transferuar Neymarin në Madrid.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në raportin e publikuar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për…