Reali ‘blindon’ Benzeman

16 prill 2021 | 14:14

25 gola në 36 ndeshje këtë sezon, një lider i vërtetë te Real Madrid dhe tanimë Karim Benzema bëhet gati të nënshkruajë një kontratë të re. Sulmuesi francez ka edhe një vit kontratë, por spanjollët kanë nxituar ta zgjatin bashkëpunimin.

Akordi për të nënshkruar deri në verën e vitit 2023 është arritur dhe pritet të vijë zyrtarizimi. Kështu Benzema do të jetë pjesë e Reali të paktën deri kur të bëhet 35-vjeç.

Spanjollët kanë arritur marrëveshjen për të rinovuar edhe me Luka Modriq, ndërkohë që çështja kryesore është ajo e nënshkrimit të një kontrate të re me kapitenin Sergio Ramos. Me të ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Paul Pogba ka paralajmëruar kundërshtarin e tyre të ardhshëm…