Reali dështim tjetër ndaj Gironas, 9 pikë larg Barcelonës

17 shkurt 2019 | 14:04

Real Madrid mundet me përmbysje nga Girona, 1-2, brenda në “Bernabeu”. Me këtë humbje skuadra e Solarit mbetet në vend të tretë në La Liga me 45 pikë, 2 pikë larg Atletico Madrid dhe 9 larg Barcelonës.

Në pjesën e parë ishte Real Madrid që zhvilloi lojë më të mirë dhe arriti të dominojë ndaj skuadrës mike, dhe në minutën e 25’-të ishte Casemiro që shënoi me kokë pas një harkimi nga Ton i Kroos. Me këto shifra u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë ishte Girona që e nisi më mirë ndeshjen duke krijuar rrezik konstant në portën e Courtois, ndërsa Benzema nuk arriti të shfrytëzojë rastet që iu dhanë në kundërsulm. Kthesa e madhe erdhi në minutën e 65’-të ku Sergio Ramos ndalon me dorë një top që po shkonte drejt portës dhe arbitri akordon penallti. Stuani nuk fal dhe barazon shifrat në 1-1.

Ka zgjatur 10 minuta barazimi, pasi skuadra mike shënoi edhe golin e dytë, atë të përmbysjes, me anë të Portu, i cili goditi saktë me kokë një top të lënë para porte nga Courtois. Në minutat në vijim skuadra e Solarit përpiqet të reagojë, por tentativat e Vinicius nuk sjellin ndryshim rezultati.

Në minutën e parë shtesë të ndeshjes Sergio Ramos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke humbur ndeshjen e ardhshme kundër Levante, ndërkohë për Benzema kjo ishte ndeshja e tij numër 300 në La Liga.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetar i…