Reali dhe Arsenali, në garë për Draxlerin

13 dhjetor 2017 | 12:59

Real Madridi do të lëvizë në afatin e janarit për ta marrë sulmuesin e Paris Saint Germainit, Julian Draxler.

Arsenali ishte i gatshëm ta merrte futbollistin gjerman gjatë verës, por dështoi në arritjen e marrëveshjes sepse u kujtua vetëm në ditët e fundit të verës.

Sipas “Bild”-it, Reali ka nisur të interesohet për Draxlerin dhe do të ishte gati për huazimin e tij në janar 2018. Draxleri ka qenë gjithmonë i preferuar nga Wengeri, por ai zgjodhi të shkojë në Paris, kur u largua nga Bundesliga.

Shanset e Arsenalit janë shtuar pasi që Draxleri ka përfunduar në stolin e PSG-së, pas blerjeve të Neymarit dhe Mbappes, por tani do të përballet me konkurrencën e Real Madridit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti serb Slobodan Petroviq ka thënë se dialogu mes Kosovës…