Reali dhe City kualifikohen në gjysmëfinale

14 prill 2021 | 23:03

Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat e radhës që sigurojnë një biletë për në gjysmëfinalen e këtij edicioni në Champions League. “Los Blancos” administroi mjaft mirë fitoren 3-1 të ndeshjes së parë, duke barazuar pa gola në duelin e kthimit. Në “Anfield Road” emocionet ishin të mëdha, teksa Salah shpërdoroi një mundësi mjaft të mirë që në minutën e 3-të.

8 minuta më pas James Milner u ndal nga një pritje fantastike e Courtois. Në fundin e fraksionit të parë ishin sërish Salah dhe Wijnaldum, që nuk konkretizuan mundësitë për shënim. Në krahun tjetër Benzema do të ndalej nga shtylla pas një devijimi. Edhe në fraksionin e dytë asgjë nuk ndryshoi me Firminon dhe Vinicius Junior që krijuan dy rastet më të pastra.

Manchester City ndërkohë mori një tjetër fitore 2-1 me përmbysje kundër Dortmundit, edhe në Gjermani. Verdhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 15-të me talentin 17-vjeçar Bellingham, por City do të kundërpërgjigjej në fraksionin e dytë. Mahrez nga pika e bardhe dhe Phil Foden përmbysën gjithçka, duke siguruar kualifikimin. Në gjysmëfinale City do të sfidojë PSG, ndërkohë që në krahun tjetër Reali do të sfidojë Chelsean.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hoxhë Osman Musliu ka sqaruar deklaratën e tij ku tha…