Reali heq dorë nga Erikseni

26 janar 2019 | 23:13

Reali i Madridit tërhiqet nga gara për blerjen e Christian Eriksen nga Tottenhami, kontrata e të cilit me klubin londinez skadon në vitin 2020 dhe që ai ka vendosur të mos e rinovojë.

Kjo është ajo që publikohet te e përditshmja spanjolle AS, sipas të cilës, Los Blancos e morën vendimin për të hequr dorë nga tratativat pas blerjes së De Jong nga Barcelona për 86 milionë euro.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Reali i madridit kishte menduar t’i ofronte Tottenhamit 56-84 milionë Euro për kartonin e Eriksen, por duke parë lëvizjet e ditëve të fundit në merkato, drejtuesit e kampionëve të Evropës kuptuan se vlera e danezit do të jetë akoma më e lartë. në fakt presidenti i Tottenhamit, Daniel levy e kishte bërë një paralajmërim në fillim të këtij muaji duke bërë të ditur se Christian Eriksen vlen 250 milionë euro.

Daniel levy nuk tërhiqet aspak nga qëndrimi i tij, që do të thotë se në vitin 2020 Tottenhami mund ta humbasë me parametra zero mesfushorin e talentuar i cili mendon se klubi londinez nuk ka të ardhura mjaftueshëm për të plotësuar kërkesat e tij. Reali i madridit u tërhoq, por për Eriksen interesi nga klubet më prestigjioze të Evropës nuk mungon dhe këtu mund të përmendim skuadra si Chelsea, Manchester United, Bayern Munchen dhe Juventusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në prani të delegatëve të nëndegëve të Degës së…