Reali interesohet për Icardin

23 nëntor 2023 | 15:57

Real Madrid vuan për një sulmues qendror që pas largimit të Karim Benzema.

Pavarësisht se Endrick do të vijë në radhët e “Los Blancos”, përsëri drejtuesit po shohin për një sulmues me më shumë eksperiencë.

Siç raporton gazeta turke “Fanatik”, Real Madrid ka ndjekur nga afër Mauro Icardi gjatë këtij sezoni dhe po përgatiten për një ofertë në drejtim të Galatasaray me synimin për të fituar shërbimet e bomberit argjentinas, madje që në janar.

Icardi është rikthyer në formën e tij të jashtëzakonshme, pasi në 20 ndeshjet e fundit ai ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 3 herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debatet mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 2 nuk…