Linda paralajmërim për Shqipen: Kam me e shkatërruar, do të ia nxijë jetën

23 nëntor 2023 | 15:36

Debatet mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 2 nuk kanë të ndalur.

Disa hatërmbjete mes tyre nxit shpesh herë diskutime të ashpër mes tyre dhe kjo ka ndodhur së fundmi edhe me këngëtaren Linda Halimi dhe Shqipe Hysenaj.

Dy vajzat që kishin ndërtuar një raport të mirë me njëra-tjetrën kanë nisur një konflikt që erdhi si rrjedhojë e ‘zinxhirit të shpëtimit’.

Në vend që të shpëtonte Lindën, Shqipja zgjodhi çiftin Iliriana dhe Adri për t’i shpëtuar nga nominimi.

Kjo ka acaruar Lindën e cila i ka kërkuar llogari Shqipes për këtë veprim dhe gjatë një diskutimi me Monikën ajo i tregoi se çfarë kishin biseduar.

“Unë kam me të shkatërruar, për një fjalë do të të kapem, të shoh të fortë dhe qëllimi im është me të rrëzuar, kam me ia nxijë jetën, normal këtu në kuadrin e lojës”, tha Linda se e ka paralajmëruar Shqipe.

Theksojmë që Linda është e nominuar këtë javë bashkë me Albyn, Lumbardhin, Monikën Vesa dhe Edona James.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…