Reali, klubi më i vlefshëm në futboll

27 maj 2022 | 11:20

Real Madridi është renditur si klubi më i vlefshëm i futbollit në planet, në listën vjetore të Forbes, me Barcelonën që e shtyn Manchester Unitedin në vendin e tretë, pavarësisht nga të ardhurat e tyre operative.

Ekipi madrilien ka rritur pozitën me 7 përqind, pas rifitimit të titullit të La Ligës, si dhe arritjes në finale të Ligës së Kampionëve, me vlerë prej 5.2 miliardë eurosh.

Teksa rivalët e El Clasicos, Real Madrid dhe Barcelona, zënë dy vendet e para, 11 nga 20 klubet e listuara nga Forbes janë nga Premier Ligë – me dy nga

Gjermania, tre nga Italia dhe një nga Franca. Për sa i përket klubeve angleze, United është në vendin e tretë në listën e përgjithshme, ndërsa Liverpooli i katërti, shkruan “DailyStar”.

Kjo është lista e “Forbes World Soccer Value 2022”:

 

  1. Real Madrid – 5.2 miliardë euro
  2. Barcelona 4.8 – miliardë euro
  3. Manchester United – 4.2 miliardë euro
  4. Liverpool – 4.1 miliardë euro
  5. Bayern Munich 3.8 miliardë euro
  6. Manchester City – 3,8 miliardë euro
  7. PSG – 2.9 miliardë euro
  8. Chelsea – 2.8 miliardë euro
  9. Juventus – 2.2 miliardë euro
  10. Tottenham – 2.1 miliardë euro
  11. Arsenal – 1.8 miliardë euro
  12. Borussia Dortmund – 1.6 miliardë euro
  13. Atletico Madrid – 1.2 miliardë euro
  14. AC Milan – 1.1 milionë euro
  15. Inter Milan – 928 milionë euro

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gjyq me Johnny Depp, shpërthen Amber: Njerëzit duan të…