Në gjyq me Johnny Depp, shpërthen Amber: Njerëzit duan të më vrasin dhe të vendosin fëmijën tim në mikrovalë

27 maj 2022 | 10:59

Në gjyq me Johnny Depp, shpërthen Amber: Njerëzit duan të më vrasin dhe të vendosin fëmijën tim në mikrovalë

Vijojnë seancat gjyqësore mes aktores Amber Heard dhe Johnny Depp.

Teksa Amber ka dëshmuar në gjyqin për shpifje kundër Johnny Depp, ajo është shprehur se po përballet me ngacmime dhe kërcënime me vdekje nga mbështetësit e aktorit në rrjetet sociale.

Sipas mediave të huaja, aktorja u kthye përsëri pas kërkesë së avokatëve të saj edhe pse të premten ajo dha dëshminë e saj përfundimtare.

“Unë jam ngacmuar, poshtëruar, kërcënuar çdo ditë. Edhe thjesht hyrja në këtë sallë gjyqi, ulur këtu përballë botës, duke treguar pjesët më të këqija të jetës sime gjërat të cilat kam kaluar janë poshtëruese. Njerëzit duan të më vrasin dhe ma thonë çdo ditë. Njerëzit thonë që duan të vendosin fëmijën tim në mikrovalë,”-tha ajo.

Heard ka vazhduar të tregojë mbi gjendjen e rënduar emocionale të shkaktuar pas seancave gjyqsore. Ndërkohë ajo vazhdimisht theksoi se ish-bashkëshorti i saj e ka kërcënuar duke i thënë se nëse ajo e linte ai do ta bëntë të pendohej çdo ditë që jetonte.

“Më dridhen duart. Unë zgjohem duke bërtitur. Më duhet të jetoj me traumën dhe dëmin që më është bërë,”-tha ajo.

Gjyqi ish-çiftit është bërë viral ndërkohë shumë persona i japin të drejtë aktorit Johnny Depp ndërkohë besojnë që Heard e akuzojnë se nuk tregon të vërtetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar…