Reali merr kryesimin në La Liga

26 janar 2020 | 23:16

Real Madridi mori një fitore të vuajtur kundër Valadolidit të vendit të 16-ë me rezultatin 0-1.

Spanjollët e drejtuar nga Zinedine Zidane siguruan fitoren në minutën e 78-ë, kur mbrojtësi Naço kërceu mbi mbrojtësit kundërshtarë për të shënuar golin e çmuar se 3 pikë për “Los Blancos”. Megjithatë, sërish VAR-i ndikoi te ndeshja duke iu anuluar një gol vendasve në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas më shumë se 3 muajsh, Real Madridi merr kryesimin e kampionatit spanjoll duke shkuar në kuotën e 46 pikëve, 3 më shumë se Barcelona e cila u befasua dje nga Valencia, e cila mposhti katanalansit 2-0.

Madrilenët mbeten të pamposhtur për 19 ndeshje radhazi dhe tashmë konfirmohen si pretendentë seriozë për titullin kampion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Virusi kinez dyshohet se ka arritur edhe në Zvicër Pas…