Reali monitoron Cutronen

04 shtator 2018 | 12:29

Patrick Cutrone pritet të ketë një sezon si protagonist këtë vit te Milani dhe këtë gjë e konfirmoi ndeshja me Romën, ku vendosi fatin e takimit, por zërat e merkatos rreth tij janë të destinuar të shtohen.

Mësohet se Real Madridi po monitoron sulmuesin italian, pasi Lopetegui është një admirues i tij që kur drejtonte Porton, madje dëshironte ta afronte në Portugali.

20-vjeçari ka rinovuar së fundmi kontratën deri në vitin 2023 me Milanin dhe do të jetë shumë e vështirë që kuqezinjtë të pranojnë një ofertë për një talent si Cutrone.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
‘Martesa’ me skenar dhe regji nga Blerta Zeqiri, fitues i…