
Reali mposhti Eibarin
03 prill 2021
| 19:47
Real Madridi ka marr fitore të rëndësishme ndaj Eibarit me rezultat 2:0 në kuadër të javës së 29-të në La Liga.
Vendasit u treguan të rrezikshëm nga minuta e parë me Karim Benzamean që pati dy mundësi shënimi për goli. Në minutën e gjashtë sulmuesi francez iu anulua goli për pozicion jashtë loje.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 41-të kur Marco Asensio shënoi për 1:0. Në pjesën e dytë Reali vazhdoi të rrezikojë, po për të gjetur golin e dytë u desh të pritej minuta e 73-të.
Karim Benzema gjeti rrjetën pas një asistimi të Junior Vinicius për rezultatin final 2:0.