Reali mposhti Shakhtarin

03 nëntor 2021 | 20:59

Real Madridi është lider në Grupin D me nëntë pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve. “Los Blancos” e kanë mposhtur me shumë vështirësi Shakhtarin, 2-1 në “Santiago Bernabeu”.

Të dy golat për Realin i ka shënuar sulmuesi, Karim Benzema. I pari që shënoi me të filluar takimi, ishte i 1000-ti për Real Madridin në histori të Champions League.

Më pas, në minutën e 39’, Fernando i shokoi vendasit duke shënuar për 1-1. Por, në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, vendasit kanë krijuar një aksion mbresëlënëse, për të shënuar për 2-1.

Ishte sërish Benzema ai që realizoi për Los Blancos, që doli të jetë gol i fitores. Pas kësaj fitore, Real Madridi është lider në Grupin D me nëntë pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani ka zhgënjyer sërish. Kuqezinjtë nuk kanë shukuar më shumë…