Reali nuk gabon as ndaj Alavesit

11 korrik 2020 | 00:21

Real Madrid hedh një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion. “Los Blancos” fituan me lehtësi 2-0 sfidën e mbrëmjes së sotme ndaj Alaves.

Skuadra e Zidane fitoi një penallti që në minutën e 11-të, që do të kthehej në gol nga Karim Benzema. Klubi mbretëror administroi mjaft mirë rezultatin, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë realizoi edhe golin që vulosi rezultatin.

Pas një aksioni të shpejt, Benzema shërben për Asension, i cili e ka të thjeshtë për ta shoqëruar “sferën” në fundin e rrjetës. Me këtë fitore Real Madrid ruan kryesimin me 80 pikë, 4 më shumë se Barcelona, kur mbeten edhe tri javë nga fundi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së…