Reali nuk i mungon Casillasit

08 maj 2018 | 17:18

Portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se nuk është duke i munguar ish-skuadra, por e ka falënderuar klubin “mbretëror” për të gjitha ato që i ka ofruar kur ishte pjesë e tij.

Casillas në vitin 2015 nga Reali u transferua në Porto. “Nuk më mungon Madridi, ka faza në jetë që duhet t’i kalosh. Real Madridi më ka dhënë gjithçka, kam luajtur ndeshje të mëdha, kam fituar tituj dhe kam luajtur për ekipin kombëtar. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Real Madridit, vazhdoj të jem përkrahës i tyre dhe kënaqem teksa i shikoj. E vërteta është se kur bëhesh i vjetër është e rëndësishme të fitosh tituj, sepse të motivon. Nëse kalon shumë kohë pa fituar dëshpërohesh. Unë do të dëshiroja të vazhdoja edhe për një vit”, ka thënë Casillas.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partnerët e koalicionit qeveritar janë përplasur të martën në mbledhjen…