Realitet i hidhur, kjo është shkolla e muzikës “Prenk Jakova”

16 dhjetor 2021 | 11:49

Ky është holli i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë!

Kjo shkollë është nën pronësi të shkollës së mjekësisë “ Ali Sokoli”

Në kushte normale sipas profesionistëve, shkolla plotëson vetëm  kushtet minimale, por përkushtimi dhe dashuria për artin e muzikës të mësimdhënësve dhe nxënësve nuk ka të ndalur.

Lir Hajrizi, i pasionuar pas mësimit  dhe instrumentit të tij Violinës, më kishte dërmuar me pyetje javën e kaluar, duke më pyetur për shumë muzicientë të famshëm të cilët gjendeshin  në muret e hollit.

Unë nuk jam profesionist, dhe ja që nuk mund t’i ktheja përgjigje për të gjithë.

Mungesa e infrastrukturës specifike brenda shkollave dhe hapësirave jo të mjaftueshme,  sigurisht se ndikon edhe në zhvillimin e dijës tek nxënësit.

Po të kishte shkollë të muzikës sigurisht se do të kishte kthina më shumë si dhe përmes kësaj do të kishte edhe mundësi dhe ide për plotësimin e biografive të shumë muzicientëve të vendosura në holl dhe nxënësit do të kishin më shumë dije për ta.

Drejtoresha e shkollës sa herë që organizohen koncerte gjithmonë ngritë zërin e saj para audiencës dhe prindërve, por ende nuk ka asnjë përgjigje nga askush! Kërkohet të ndërtohet një shkollë e tillë.

Lokacioni ku kërkohet ndërtimi i shkollës ‘Prenk Jakova’ është  Prishtina dhe komuna e Prishtinës është kjo përgjegjëse për të gjind një hapësirë. Çdo kund në botë, shkollat e muzikës janë nëpër kryeqendrat e shteteve të tyre.

Shkollimi adekuat me kushte të mirëfillta është drita e  vendit tonë!

Të vazhdojmë të ngrisim zërin të ndërtojmë shkollën  në mënyrë që  t’i realizojnë ëndrrat e tyre dritat (fëmijët) tona, apo t’i mbyllim sytë dhe të themi se jemi më të mirët e botës duke gënjyer vetën dhe duke ju shuar ëndrrën dhe ndalur dritën të ardhmes tonë?

E shkruar me 28 Nëntor 2021, Prishtinë

Prindi i nxënësit  Lir Hajrizit, Arben Hajrizi Inxhinier në KRU ‘Prishtina’.

E Inspiruar nga fotoja dhe realiteti në hollin e Shkollës ‘Ali Sokoli’ qe një pjese te shkollës e shfrytëzon Shkolla e Muzikës ‘Prenk Jakova’ Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”,…