Reçica dhe Banka Botërore diskutojnë për mbështetjen e familjeve të varfra në Kosovë

02 dhjetor 2020 | 17:34

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në funksion të jetësimit të reformave të dikasterit që drejton, të mërkurën ka zhvilluar një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku kanë diskutuar për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale.

Në këtë takim, ministri Reçica bashkë me ekipin e Bankës Botërore kanë diskutuar edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfra në Kosovë.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica e ka falënderuar drejtorin e BB-së për Kosovë, për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj, si në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë, po ashtu edhe në mbështetje të procesit të reformave që ka ndërmarrë, si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Pejës e ka shënuar fitoren e katërt radhazi…