Reçica dhe Roccasalvo diskutojnë për projekte mes MPMS-së dhe UNDP-së

24 janar 2019 | 13:19

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në një takim Alessandra Roccasalvo, u.d përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë.

Reçica dhe Roccasalvo biseduan rreth planit të punës dhe prioriteteve të MPMS-së për vitin 2019.

Gjithashtu, në takim u diskutua rreth projekteve të përbashkëta të MPMS-së dhe UNDP-së për këtë vit.

Ministri Reçica ka thënë se projektet në masat aktive të tregut të punës mes UNDP-së dhe MPMS-së kanë treguar rezultate të prekshme për çka shprehi falënderimet për përkrahje të vazhdueshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se…