Reçica e Xhaka priten në takim nga mbështetësi i fuqishëm i Kosovës, Reto Nause (foto)

23 shkurt 2024 | 13:05

Drejtori i Departamentit për Diasporë të PDK-së, deputeti, Elmi Reçica, së bashku me kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, u priten në një takim nga drejtori i Departamentit për Siguri dhe Atom, Reto Nause, i cili njëherësh është edhe anëtar i komisionit parlamentar për siguri dhe financa si dhe deputet i parlamentit nacional.

Reçica ka bërë me dije se ata bashkëbiseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona si dhe për mërgatën tonë në Zvicër.

“Së bashku me kryetarin e Degës së PDK-së, mikun tim Ragip Xhaka, u mirëpritëm nga miku dhe mbështetësi i fuqishëm i Kosovës, drejtori i Departamentit për Siguri dhe Atom z. Reto Nause i cili njëherit është edhe anëtar i komisionit parlamentar për siguri dhe financa si dhe deputet i parlamentit nacional. Me të bashkëbiseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona si dhe për mërgatën tonë në Zvicër”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba ka qenë në…