Reçica i vendosur për njohjen e stazhit të punës për punonjësit e larguar me dhunë gjatë viteve të 90-ta nga pushteti serb

22 shtator 13:46

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim përfaqësues të Këshillit Drejtues dhe Sindikatës së Pavarur të Ndërmarrjes Shoqërore Gazetare “Rilindja”, me të cilët ka diskutuar lidhur me njohjen e stazhit të punës të viteve të 90-ta, që përfshinë edhe punëtorët e kësaj ndërmarrje.

Përfaqësuesit e Këshillit Drejtues dhe Sindikatës së Pavarur të “Rilindjes” ministri Reçica, i ka informuar për të gjitha nismat e tij reformuese që ka ndërmarrë, veçmas lidhur me njohjen e stazhit të punës për punonjësit e larguar me dhunë viteve të 90-ta nga pushteti serb, nismë kjo që tashmë ka marrë rrugë, pasi që është hartuar plotësim-ndryshimin i ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, ku parashihet edhe njohja e stazhi në fjalë.

Gjithashtu, në ketë takim është diskutuar edhe për Reformën e përgjithshme pensionale, që në fokus do të ketë adresimin e të gjitha preokupimeve të qytetarëve, punonjësve dhe pensionistëve duke instaluar edhe sistemin e sigurimeve sociale.

“U jam tejet mirënjohës për gatishmërinë e tyre për të qenë krah nesh në këtë proces, për të shtyrë para reformat që kam ndërmarrë si ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe prioritetet që janë në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit”, ka thënë ministrit i MPMS-së, Skender Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një statusi në…