Limaj kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 22-vjetorin e rënies

22 shtator 2020 | 13:44

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka kujtuar 22-vjetorin e rënies heroike, të Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

“Sot u bën 22 vjet nga rënia heroike e komandantit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Lladrovci”, ka shkruar Limaj.

Limaj tutje ka shkruar se, jeta dhe vepra e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në shërbim të vendit, ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim ndër breza, si shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi.

“Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar në fund të statusit të tij, kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur ceremonia e përurimit të Projektit “Intervenimi me Masa…