Reçica informon përfaqësuesit e Bankës Botërore për reformat në MPMS

18 dhjetor 2018 | 17:41

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka pritur në takim përfaqësues të Bankës Botërore me të cilët ka biseduar rreth reformave në këtë ministri.

“Sot prita në takim përfaqësues të Bankës Botërore me të cilët biseduam rreth ecurisë së reformave që MPMS-ja ka ndërmarrë në fusha të ndryshme me qëllim të ngritjes së përgjithshme të mirëqenies së qytetarëve tanë si dhe planit të veprimit për vitin e ardhshëm, plan që buron nga reformat e ndërmarra. Banka Botërore në vazhdimësi ka mbështetur përpjekjet tona për reforma dhe gjatë takimit që patëm sot, u rikonfirmua mbështetja nga ana e tyre për këto reforma”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Instituti Demokraci për Zhvillim…