Reçica: Lufta e UÇK-së ka vulën e përjetshme të atdhedashurisë

15 gusht 2018 | 15:18

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore për 20 vjetorin e rënies së ish-komandantit, Remzi Ademaj të mbajtur në Prizren.

Postimi i plotë i tij:

Lufta e drejtë çlirimtare e UÇK-së, ka vulën e përjetshme të atdhedashurisë, heroizmit, sakrificës dhe flijimit të heroit Remzi Ademaj dhe gjithë luftëtarëve që dhanë jetën për Kosovën.

Bashkë me deputeten e Kuvendit, znj.Albulena Balaj-Halimaj, në akademinë përkujtimore për 20 vjetorin e rënies se Komandant Ademaj mbajtur sot në Prizren, përkujtuam jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtarë. Dekada e dytë e lirisë dhe dekada e parë e pavarësisë na mësojnë, se ne duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë për vendin tonë, t’i shpiejmë përpara idealet e brezave në rrugën e bërjes realitet të amanetit të të rënëve për liri.

Ne nuk do të ndalemi, do të ecim me guxim për t’u dhënë vëmendjen shoqërore e ligjore kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, t’i përmbushim detyrimet dhe obligimet për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve te luftës. Këto kategori janë krenari e të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes, sepse na mësojnë se si duhet dashur atdheu.

Image may contain: 17 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndarja e Kosovës apo ndërrimi i territoreve do të jetë…