Reçica në festën e Ambasadës amerikane për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Një përvjetor që nderon idealet e lirisë

30 qershor 2026 | 22:30

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Reçica tha se ishte i nderuar të ishte pjesë e kësaj mbrëmjeje kushtuar këtij jubileu të rëndësishëm.

Ai theksoi se ky përvjetor nderon idealet e lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, vlera që, sipas tij, qëndrojnë edhe në themel të miqësisë së veçantë dhe partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.

Në fund të postimit, Reçica uroi popullin amerikan me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke shkruar: “Happy Independence Day!”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë ditë të veçantë, urojmë nga zemra popullin amerikan…