Reçica: Personat e riatdhesuar do të kenë mbështetje socioekonomike

17 dhjetor 2018 | 12:43

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka nënshkruar  sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Caritasin zviceran në kuadër të projektit “SUREP” i cili synon të kontribuojë në riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe familjeve të tyre në Kosovë përmes këshillimit dhe mbështetjes socioekonomike.

Ai ka bërë me dije se ky projekt synon të mbështesë posaçërisht grupet e cenueshme të të riatdhesuarve siç janë nënat e vetme me fëmijë, personat me aftësi të kufizuara pa përkujdesje familjare, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të kthyerit nga zonat e konfliktit.

“Sapo nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit me Caritasin zviceran, në kuadër të projektit SUREP i cili synon të kontribuojë në riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe familjeve të tyre në Kosovë, përmes këshillimit dhe mbështetjes socioekonomike. Projekti është i rëndësisë së veçantë ngaqë synon të mbështesë posaçërisht grupet e cenueshme të të riatdhesuarve siç janë nënat e vetme me fëmijë, personat me aftësi të kufizuara pa përkujdesje familjare, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të kthyerit nga zonat e konfliktit”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në lajmet që qarkullojnë lidhur me familjen mbretërore, thuhet se…