Reçica: Po i rikthejmë bashkatdhetarët në PDK

20 prill 2022 | 14:21

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka njoftuar se Departamenti i PDK-së për Çështje të Diasporës po e vazhdon angazhimin e vetë tashmë si grup i ristrukturuar dhe i riemërtuar si Komisioni për organizimin e PDK-së në mërgatë për ta rikthyer fitoren e madhe bashkë me bashkatdhetarët kudo ku ata jetojnë.

Reçica ka njoftuar se ky ndryshim është bërë me vendimin e fundit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. “Ky ndryshim ka ndodhur me vendimin e fundit të mbledhjes së kryesisë së PDK-së dhe i jep fokus të veçantë krijimit të strukturave të përhershme të PDK-së në mërgatë, e si rrjedhim edhe rikthimin e madh të Partisë Demokratike të Kosovës tek të rinjtë, vajzat dhe gratë si dhe tek veprimtarët tanë kombëtarë dhe politikë jashtë vendit”, ka thënë ai.

Reçica ka thënë se në takimin e parë konstituiv të këtij Komisioni, është diskutuar për procesin që po zhvillohet me qëllim të përshpejtimit të organizimit të strukturës së PDK-së në mërgatë.

“Për këtë qëllim morëm vendim të përbashkët dhe caktuam Këshillin për Organizimin e Kuvendit Zgjedhor të PDK-së për degën e Bavarisë, i cili do të përbëhet nga 15 anëtarë dhe do ta udhëheqë veprimtari dhe humanisti i shquar, biznesmeni i suksesshëm, Isak Neziri”, ka thënë Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të…