Reçica publikon dokumentet: Qeveria Kurti bllokoi investimin 45 milionë euro për Ferizajn

03 qershor 2026 | 21:14

17-shi në listën e PDK-së, Elmi Reçica ka vazhduar me serinë e videove “Si e bllokoi Qeveria Kurti zhvillimin e Ferizajt?!”.

Reçica në videon e sotshme ka publikuar fakte se si Qeveria Kurti e ka bllokuar një projekt të rëndësishëm për Ferizajn, si ai për Impiantin e trajtimit të Ujërave të zeza, transmeton Periskopi.

“Ne kemi pasur një marrëveshje si shtet, në qeverisjen tonë, me Qeverinë e Hungarisë, në vlerë prej 62 milionë euro. Nga ato 62 milionë euro, 45 milionë kanë qenë të parapara të investohen në impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në Gërlicë me tri derdhje që janë në Ferizaj dhe një pjesë e madhe e trajtimit që vjen nga komuna e Kaçanikut. Këtë projekt e ka dështuar personalisht ministri i Financave, i Punës dhe i Transfereve, Hekuran Murati”, u shpreh ndër të tjera ai.

Më poshtë videoja e plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur…