Reçica synon avancimin e legjislacionit në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

23 nëntor 2020 | 11:31

Në kuadër të masave për të rritur sigurinë dhe shëndetin në punë për të vendosur standardet ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Direktivat e BE-së për Siguri dhe Shëndet në Punë, sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar konceptdokumenti për përmirësimin dhe avancimin e legjislacionit për siguri dhe shëndet në punë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka theksuar se ky konceptdokument është bazuar në planin e punës së qeverisë dhe adreson sfidat me të cilat ballafaqohet vendi lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë, është thënë në njoftimin e kësaj ministrie.

Ky konceptdokument do të adresojë sfidat e identifikuara dhe do të avancojë proceset si në vijim:

• Krijimi i vendeve më të sigurta të punës;

• Përgjegjësi më të qarta për punëdhënësit të cilat lidhen me SSHP;

• Rregullimi me ligj i sëmundjeve profesionale, do të thotë të ketë mbikëqyrje shëndetësore, kontrolla mjekësore dhe definim të listës së sëmundjeve profesionale;

• Klasifikim i aksidenteve në punë.

Ky konceptdokument i hap rrugë Ligjit të ri për Siguri dhe Shëndet në Punë, i cili do të vë bazat për një siguri dhe shëndet më të mirë të të gjithë punonjësve në vend, ka thënë ministri i MPMS, Skënder Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ragip Shala Në qershor të vitit 1999, me luftën…