Reçica takohet me përfaqësueset e Komitetit të Grave të Verbra

18 shtator 2018 | 14:44

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica është takuar të martën me drejtoreshën e Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës (KGVK), Bajramshahe Jetullahu dhe përfaqësues të këtij komiteti, me të cilët ka biseduar rreth pozitës së të verbërve në Kosovë dhe bashkërendimit të veprimeve me qëllim të përkrahjes më të madhe të kësaj kategorie, veçanërisht femrave.

Ministri Reçica ka thënë se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është e përkushtuar për t’u dhënë përkrahjen e merituar kategorive më të cenueshme në bazë të kapaciteteve që ka, me qëllim të sigurimit të një mirëqenie të duhur për to.

“MPMS-ja është duke punuar në krijimin e një ligji gjithëpërfshirës për persona me aftësi të kufizuara me anë të të cilit do të avancohet trajtimi ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe do të shmangen problemet që e kanë shoqëruar këtë kategori deri më tani”, ka thënë Reçica.

Ndërsa drejtoresha Jetullahu e ka falënderuar ministrin Reçica për pritjen dhe gatishmërinë për të përkrahur këtë kategori. Ajo e ka njoftuar ministrin Reçica për aktivitetet me të cilat merret Komiteti i Grave si dhe rreth pozitës së grave të verbra në Kosovë dhe nevojave që ato kanë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamur Maloku   Nata bashkë me dekën që âshtë mbyllun…