
Reçica takon Schlee dhe Hoxhën, diskutojnë politikat sociale
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim drejtorin e fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Kosovë, Rene Schlee dhe Brikenë Hoxha nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS).
Reçica ka thënë se Schlee dhe Hoxha janë përkrahës të mëdhenj të nismave tona ligjore që tashmë janë në proces.
“Veçmas punës së madhe që po bëjmë për reformën pensionale, për të cilën u shprehën të gatshëm që do të na mbështesin direkt përmes ekspertëve të tyre të kësaj fushe”, ka thënë Reçica.
Ai ka thënë se si ministër i MPMS -së është tejet mirënjohës Shlees dhe Hoxhës, për gjithë vullnetin dhe gatishmërinë e treguar për të ndihmuar këtë ministri.
“U dakorduam për të thelluar bashkëpunimin në funksion të jetësimit të politikave sociale që për qëllim kanë rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka deklaruar Reçica.
(A.M / Epoka e re)