Reçica: Të rinjtë janë pasqyra e shtetit tonë

24 shtator 2018 | 19:50

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica me ftesë të Odës së Zejtarëve të Mynihut dhe të Bavarisë së Epërme dhe Shoqatës së Ndërtuesve të Bavarisë(LBB), ka marrë pjesë në organizimin për promovimin e studentëve nga Kosova të cilët po aftësohen profesionalisht në sistemin dual në Gjermani, në kuadër të marrëveshjes në mes të MPMS-së, GIZ-it gjerman dhe partnerëve tjerë gjerman.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në profilin e tij në “Facebook” duke shtuar se të rinjtë janë pasqyra e Kosovës dhe sipas tij, po punohet shumë që të zgjerohen mundësitë për ta.

Postimi i plotë i tij:

Me ftesë të Odës së Zejtarëve të Mynihut dhe të Bavarisë së Epërme dhe Shoqatës së Ndërtuesve të Bavarisë(LBB), sot mora pjesë në organizimin për promovimin e studentëve nga Kosova të cilët po aftësohen profesionalisht në sistemin dual në Gjermani, në kuadër të marrëveshjes në mes të MPMS-së, GIZ-it gjerman dhe partnerëve tjerë gjerman.

Falënderova presidentin e Odës së Zejtarëve të Mynihut dhe të Bavarisë së Epërme, z.Franz Xaver Peteranderl dhe përfaqësues të LBB-së dhe gjithë parterët gjerman që po mbështesin jetësimin e përpjekjeve tona për rritje të punësimit.

Gjatë prezantimit theksova se politikat tona janë drejtuar nga ulja e papunësisë dhe rritja e punësimit, dhe një nga këto politika është arsimi dhe aftësimi profesional dhe orientimi në karrierë i të rinjve. Të rinjtë janë pasqyra e shtetit tonë dhe po përpiqemi maksimalisht që të zgjerojmë mundësitë për ta. Shkathtësitë dhe përvoja që këta të rinj do t’i marrin këtu në Gjermani, do të përkthehen në praktikë kur ata të kthehen në Kosovë dhe kjo do të ndikojë gjithashtu edhe në zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Atyre që janë e ardhmja e vendit tonë, të rinjve tanë, nuk do ndalemi së ofruari mundësi që ata të shndërrohen në kuadro të përgatitura profesionalisht sipas standardeve ndërkombëtare.

Image may contain: 1 person

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 16 people, people smiling, people standing

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një këngëtar dhe aktor amerikan i cili kaloi pjesën më…