Reçica: Vetëm në kohë pandemie kemi implementuar masa mbështetëse për qytetarët rreth 247 milionë euro

20 nëntor 2020 | 21:42

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se problemin e papunësisë nuk mund ta zgjidhim brenda natës, por duhet ti qasemi këtij problemi përmes një plani nacional të cilin e kemi nisur gjatë mandatit të kaluar, që do të kishte në epiqendër orientimin e të rinjve në karrierë.

Gjithashtu, ministri Reçica gjatë debatit televiziv ku po diskutohet për strategjinë e punësimit dhe krizën ekonomike me covid-19, ka thënë se, vetëm në kohën e pandemisë deri më tani ne kemi implementuar rreth 247 milionë euro në mbështetje të qytetarëve përmes masave të qeverisë, pra në funksion të zbutjes së papunësisë.

Po ashtu, ministri Reçica ka thënë se ne gjatë kësaj kohe ne kemi dyfishuar edhe asistencën sociale për muajt tetor-dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i boksit shqiptar Ramiz Reka ka ndërruar jetë ditën…