Reçica vizitoi një nga qendrat më të mëdha të edukimit profesional në Gjermani

25 shtator 2018 | 15:43

Gjatë qëndrimit në Gjermani, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar njërën nga Qendrat e Edukimit dhe Trajnimit Profesional në Traunstein të Gjermanisë, e cila është anëtare e Odës së Zejtarëve të Mynihut dhe të Bavarisë së Epërme.

Ministri u prit nga drejtori i Qendrës, Max Stadler, nga i cili u njoftua në detaje rreth punës që bëhet në këtë qendër sa i përket edukimit dhe aftësimit profesional sipas sistemit dual gjerman, në një numër të madh profilesh.

Gjithashtu ministri Reçica ka vizituar disa punëtori, në të cilat po aftësohen një numër i madh i të rinjve në profile të ndryshme.

Image may contain: 1 person, standing

Reçica gjatë takimit me Stadlerin ka theksuar se Qeveria e Kosovës është duke punuar fort në fuqizimin e arsimit dhe aftësimit profesional, bashkë edhe me partnerët gjerman.

Në këtë pikë, ministri ka pohuar se është shumë e rëndësishme që të ndërtohen ura bashkëpunimi në mes të qendrës në fjalë dhe qendrave për aftësim profesional në Kosovë, me qëllim të përfitimit të përvojave dhe avancimit të edukimit dhe trajnimit profesional.

Stadler ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim si dhe për të ndihmuar institucionet e edukimit dhe aftësimit dual në Kosovë, për çka u pajtuan për vënien e hapave të parë në këtë drejtim.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and suit

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur për ish-yllin…