Referendumi i Brexit mund të përsëritet

22 maj 2019 | 11:53

Kryeministrja britanike Theresa May do të paraqesë sot në parlament planin e ri për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Ajo bëri pjesë të planit të ri edhe mundësinë e mbajtjes së një referendumi të dytë për Brexitin, një çështje që më parë e ka refuzuar kategorikisht.

Përfshirja e referendumit të dytë në planin e saj synon të tërheqë vota nga deputetët që e kanë refuzuar marrëveshjen që ajo arriti më herët gjatë këtij viti me Brukselin.

Kushti është që marrëveshja e re me Brukselin e propozuar nga kryeministrja të marrë fillimisht dritën e gjelbër. Nëse kjo marrëveshje nuk kalon, May paralajmëroi se Brexit mund të anulohej.

Prej muajsh Britania e Madhe nuk po arrin të përmbyllë shkëputjen nga BE-ja, pasi qeveria nuk plotëson shumicën parlamentare. Opozita nga ana tjetër ka kërkuar  dorëheqjen e Theresa May.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë…