Refuzohen mbi 6 mijë vota të diasporës

21 shkurt 2021 | 13:19

Organizata “GERMIN” përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Nga kjo organizatë është bërë me dije se deri sot në mesditë, 21 mijë e 212 votues janë verifikuar, 6 mijë e 401 votues të refuzuar dhe 14 mijë e 811 të aprovuar.

Njoftimi i plotë i “GERMIN”-it:

“GERMIN”, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Më poshtë gjeni informatat në lidhje me numrin e zarfeve të verifikuara deri sot në mesditë, duke përfshirë ato të aprovuarat, të refuzuarat dhe arsyet e refuzimit të tyre. Ne, çdo ditë do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me këtë proces deri në përfundimin e tij.

*** Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas akuzave dhe gjobave se nuk respektoi rregullat e COVID…