Refuzoi të martohej me një të moshuar, babai vret vajzën

28 nëntor 2022 | 09:24

Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar një burrë për vrasjen e vajzës së tij 18-vjeçare në Itali, pasi ajo refuzoi të martohej me burrin që i ati kishte zgjedhur për të. Shabir Abbas u arrestua në fshatin e tij në provincën jugore të Punjabit pas një njoftimi nga autoritetet italiane.

Vajza e tij, Saman, u pa për herë të fundit prillin e kaluar nga fqinjët jashtë një shtëpie në fshatin Novelara pranë qytetit të Reggio Emilia. Disa ditë më vonë një kamera sigurie në aeroportin e Milanos kishte regjistruar prindërit e 18-vjeçares, të cilët dyshohet se po i bënin presion asaj që të martohej.

VIDEO KËTU

Arrestimi i babait të 18- vjeçares erdhi pak ditë pasi një trup u gjet në një varr të cekët në një pallat të braktisur pranë shtëpisë së vajzës në Itali. Ai pohoi, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, se vajza e tij është gjallë, duke pretenduar se ishte në Belgjikë.

Para zhdukjes së saj, 18-vjeçarja i kishte thënë të dashurit të saj në Itali, i cili gjithashtu është me origjinë pakistaneze, se prindërit e saj donin ta martonin me një burrë të moshuar dhe se ajo nuk ishte dakord.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar edhe vëllai dhe xhaxhai i babait të 18-vjeçares , Danis Hasnain, i cili besohet se e kanë vrarë, si dhe dy kushërinjtë e saj  Ikram Ijaz dhe Nomanoulak Nomanoulak, të cilët ndodheshin në Francë dhe Spanjë.

Nëna e 18-vjeçares, Nazia Sahin, është ende në kërkim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në mëngjes…