Regjisori Ixhet Lutfiu sjelli librin unik për Skënderbeun  nga 1739

08 prill 2020 | 20:09

Në kuadër të aktiviteteve “Forum 2020”, në Institutin e studimeve sociale e humanistike (ISSH), të Universitetit të Prishtinës u zhvillua një debat i hapur, i organizuar nga drejtori prof.Ass.Dr.Arsim Sinani.

Kultura shqiptare në Danimarkë ishte tema e cila u diskutua para studentëve të Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, një leksioni i hapur që u mbajt me regjisorin Ixhet Lutfiu, i cili jeton dhe vepron në Danimarkë.

Ai, para studentëve foli për rolin e diasporës shqiptare dhe promovimin e kulturës shqiptare. “Radio Zëri i Kosovës luajti rol fundamental në senzibilizimin e çështjes shqiptare”.

Po ashtu, foli për koleksionin e librave te veçantë që i ka koleksionuar ndër vite e ku shquhet libri për Skënderbeun që e disponon, por edhe 70 libra tjerë me rëndësi për kulturën shqiptare.

Dokumentari për shqiptarët në Danimarkë ka arritur dhe do të shfaqet nga Akademia e Filmit të Danimarkës. Ndër vite kemi krijuar miqësi dhe si komunitet e kemi promovuar kulturën shqiptare në Danimarkë. Librat dhe pulla postare, fotografi, filma, dokumente e dokumentar dhe një arkiv e ruajtur mbi 30 vite bashkë me Institutin për studime sociale e humanistike do të arkivohen për nevojat e Universitetit të Prishtinës, pasi aty e kanë vendin.

Po ashtu, regjisori Ixhet Lutfiu tregoi për storiet e suksesit edhe se si mbretëresha e Danimarkës i ka dekoruar dy shqiptar për kontributin e tyre në kulturën Daneze. Ndërsa, për nder të Institutit për studime sociale e humanistike ISSH-sw i’u dhurua origjinali i këngëve të Aleksandër Moisiut e që u gjetën nga regjisori e miqtë e tij. Ndërsa libri për Skënderbeun do të digjitalizohet si një vlerë unike e trashëgimisë shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza për shkak të koronavirusit nuk kursen askënd, as edhe…