Kriza nga koronavirusi prek Napolin, pushohet nga puna staf teknik

08 prill 2020 | 19:22

Kriza për shkak të koronavirusit nuk kursen askënd, as edhe klubet e futbollit dhe kështu që do të duhet të bëhen sakrifica.

Industria e topit ka marrë një goditje të rëndë dhe për këtë arsye do të duhet të veprohet me shkurtime rrogash ose edhe heqje nga puna në pamundësi financiare. Napoli është bërë shembulli i parë në Serie A që ka pushuar përkohësisht nga puna stafin teknik. Sipas mediumit “Sport Mediaset”, 30 punonjës të Napolit, disa prej të cilëve kanë punuar nga distanca, nuk do të paguhen për dy muaj.

Për dallim nga vendet e tilla si Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar, qeveria italiane nuk njoftuar ende një skemë të punës mbi pagat e punëtorëve që nuk mund të shfrytëzohen për shkak të pandemisë.

Kjo ide për të shkurtuar personelin mund të ndiqet edhe nga shumë klube të tjera, ndërsa tani pritet që klubi i De Laurentiis të nisë edhe bisedimet me lojtarët për uljet e rrogave

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i është përgjigjur akuzave të…