Reja: Ibra më i kompletuar se Ronaldo

23 nëntor 2020 | 16:13

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, e ka lartësuar sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, duke thënë se suedezi është më i kompletuar se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Ibrahimoviq i shënoi dy gola në fitoren e Milanit 3-1 kundër Napolit, falë të cilës kuqezinjtë janë në krye të renditjes.

“Ardhja e Ibrahimoviqit ka qenë vendimtare për Milanin, por edhe Pioli ka formuar një skuadër të fortë. Gjiganti suedez është shndërruar në njeriun simbol të skuadrës që luan shumë mirë futboll. Kur humbin topin, ata vrapojnë me shumë këmbëngulje, për ta rikuperuar menjëherë. Kanë organikën e duhur për të arritur zonën Champions, ndonëse do të ishte mirë t’i shtohej edhe pak cilësi”, ka deklaruar Reja. “Ibra ka fituar shumë eksperiencë dhe për më tepër tani nuk është më egoist si më parë. Tani luan më shumë për skuadrën, por në aspektin karakterial. Ronaldo për shembull është një lojtar më individual, Ibra është me të vërtetë i plotë”, ka shtuar Reja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.d. kryeshefit ekzekutiv i Postë së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, ka…