
Reka dhe kabineti i tij futen në vetizolim
11 maj 2020
| 12:41
Ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, dhe kabineti i tij janë futur në vetizolim.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Perparim Kryeziu.
Ai ka deklaruar për “KlanKososva” se ata janë në vetizolim për shkak se një zyrtar i kësaj ministrie dyshohet se mundet të jetë i prekur me Covid-19.
Ai ka treguar se janë në pritje të rezultatit të testit së këtij zyrtari.