Testohen 22 raste kontakti në Prizren dhe kryhen 18 ritestime për Covid-19

11 maj 2020 | 12:41

Nga 14 rastet  me Covid-19 të raportuar mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, dy ishin nga komuna e Prizrenit.

Mirëpo sot në Prizren janë testuar 22 raste kontakti dhe janë kryer 18 ritestime. Lajmin e ka bërë me dije drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu.

“Sot në Prizren janë marrë 40 mostra, ku 18 prej tyre janë ritestime dhe 22 persona testohen për herë të parë si raste kontakti”, ka thënë Shehu për “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka…